(VIDEO) Platforma “Pasqyra e Komunave” do të shërbejë për të mbikëqyrur dhe monitoruar punën e komunave
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike (IDEA), ka krijuar në platformë të titulluar “Pasqyra e Komunave”, i cili do shërbejë për të mbikëqyrur dhe monitoruar punën e komunave. Drejtori i këtij Instituti, Omer Ajdini, tha se fokus të veçantë i kanë vendosur komunave dhe punës që ata e kryejnë, në mënyrë që siç thotë Ajdini, ta rrisin transparencën dhe llogaridhënien, të cilën duhet ta kenë komunat.
OMER AJDINI-DREJTOR I INSITUTIT PËR DEMOKRATCI DHE ANALIZA EKONOMIKE IDEA
“Për të arritur këtë qëllim, ne si Institut kemi kërkuar edhe ndihmën e Bashkimit Evropian dhe kemi themeluar atë të cilën ne e titullojmë Pasqyra e Komunave. Çka është pasqyra e komunave?Ajo është platforma e krijuar online, e cila gjendet në web-sajtin e Institutit IDEA, e cila bënë monitorimin e punës së komunave në disa dimenzione. Pra monitorojmë fillimisht premtimet të kryetarëve të komunave, për momentin kemi 13 komuna ose kryetar të komunave, premtimet dhe nivelin e realizimeve të premtimeve ua ndjekim dhe për çdo veprim, kemi nivelin e realizimit ose mos-realizimin e atij premtimi”.
Omer Ajdini gjithashtu sqaron se këta si Institut monitorojnë edhe financat e komunave, siç janë, borxhet dhe dotacionet të cilat komunat i kanë.
OMER AJDINI-DREJTOR I INSITUTIT PËR DEMOKRATCI DHE ANALIZA EKONOMIKE IDEA
“Metodologjia jonë është mjaft sistematike dhe profesionale, sepse mendojmë se vlera e kësaj platforme rritet me të dhënat të cilat i verifikojmë në formë shumë të qartë. Sa i përket të realizimive të premtimeve të kryetarëve të komunave, kemi një metodë relativishtë të mirë, të cilën realishtë synojmë ta premisojmë, e kjo metodologji normalishtë bazohet në mbledhjen e të dhënave nga platformat të cilët i kanë pasur kryetarët e komunave në zgjedhjet e kaluara lokale”
Fillimisht janë 14 komuna të cilët i monitorojnë nga Instituti IDEA, por të njëjtit deklarojnë se ideja e tyre është që të risin edhe numrin e komunave, të cilët, do t’i analizojnë dhe monitorojnë, në mënyrë që siç thojnë ata, ky portal të bëhet një depozitor i përgjithshëm për të gjitha komunat, që qytetarët të kenë mundësinë që komunat e tyre ti kenë në balancë.
Samir Mustafa /SHENJA/