(VIDEO) Petkova para takimit me Mucunskin: Shpresoj të ketë vullnet nga Shkupi
Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje dhe shpresoj të dëgjojë një dëshirë për përparim nga pala maqedonase, kështu ka deklaruar ministrja e jashtme bullgare Velisllava Petrova Çamovska para takimit me ministrin e jashtëm të vendit Timço Mucunski. Takim ky I cili mbahet sot në Sofje me qëllim të diskutimeve për të tejkaluar ngërçin politik lidhur me integrimin e vendit në EU.
VELISLLAVA PETROVA ÇAMOVA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË
“Ky takim u kërkua nga ata dhe unë natyrisht, pranova. Do të isha e lumtur të mësoja për temat që ata duan të diskutojnë. Supozoj se do të jetë integrimi evropian. Ne kemi një qëndrim shumë të qartë për këtë. Shpresoj se do të dëgjoj një dëshirë për përparim nga ana e tyre”.
Ministri i jashtëm I vendit para takimit me homologen e tij bullgare ka bërë të ditur se në takim do të diskutohet për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I JASHTËM I RMV-SË
“Në takim do të diskutojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi një vend që, duke gjykuar nga rezultatet e deritanishme, është dëshmuar se është një kandidat i shkëlqyer. Shpresojmë që do të gjykohemi mbi këtë bazë dhe shpresojmë që kushtet të jenë të tilla që të jemi një kandidat i shkëlqyer kur BE të jetë gati të marrë atë që në fund të fundit është një vendim politik”.
Takimi do të mbahet në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare Ministrore kushtuar zhvillimit dhe rëndësisë strategjike të Korridorit 8 Pan Evropian.
Takimi është inicuar nga vizita në vend e kryetares së komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e cila kishte këshilluar kryeministrin Hristijan Mickoski që të kërkojë takim me Bullgarinë me qëllim të vazhdimit të procesit euro integrues, ku edhe pas kërkesës së Mickoskit Bullgaria dha përgjigje pozitive.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

