Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,48% në raport me vendimin e datës 24.11.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,027 den/kg dhe do të jetë 41,810 den/kg.

Nga data 29.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 86,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,810 (denarë/kilogram)