(VIDEO) Patenta Digjitale, Andonovski: Nevojitet kohë për përshtatjen e sistemeve dhe ndryshimeve ligjore

(VIDEO) Patenta Digjitale, Andonovski: Nevojitet kohë për përshtatjen e sistemeve dhe ndryshimeve ligjore

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka njoftuar se për momentin, nuk do të mund ta përdorin letërnjoftimin digjital dhe patentë shoferin elektronik si zëvendësim të dokumenteve fizike gjatë kontrolleve policore. Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i përshtatë sistemet për verifikimin e dokumenteve digjitale, pas së cilës publiku do të informohet se kur ato do të mund të përdoren edhe gjatë kontrolleve policore.

MARKETING

Shik.mk

STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

“Nëse sot na ndalon policia e trafikut, nuk mund të identifikohemi me letërnjoftimin elektronik, sepse nuk ekziston mundësia që policia të verifikojë nëse portofoli ynë digjital është i vlefshëm”.

Andonovski ka bërë të ditur se portofoli digjital është i rregulluar me Ligjin për Dokumentet Elektronike dhe Identifikimin Elektronik, por sic tha ai, nevojitet harmonizim gradual edhe i rregulloreve dhe akteve të tjera, të cilat ende kërkojnë dokumente fizike ose fotokopje të tyre. Sipas Andonovskit një nga sfidat më të mëdha është përshtatja teknike e institucioneve, në mënyrë që ato të mund t’i verifikojnë dhe pranojnë dokumentet digjitale.

Në periudhën e ardhshme planifikohet edhe zgjerimi i aplikacionit me shërbime të tjera elektronike, ndërsa po punohet edhe për mundësinë e kryerjes së pagesave përmes tij. Dhe deri në përshtatjen e plotë të sistemeve, qytetarët duhet të vazhdojnë t’i mbajnë me vete letërnjoftimet fizike dhe patentat e shoferit.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING