(VIDEO) Pas shtatë viteve përsëri do të mbahet Këshilli i Ambasadorëve
Diplomati Krum Efrov do të jetë ambasador në Sofje. Lajmin e konfirmoi sot, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski, i cili në konferencën e sotme për media tha se, po vijojnë përgatitjet për emërimin e diplomatit Krum Efremov si ambasador në Sofje.
I pyetur nga gazetarët lidhur me propozimin për ambasadorin e ri në Athinë, për të cilin kanë raportuar disa media, Mucunski tha se nuk mund të komentojë, pasi procedura është ende në një fazë të klasifikuar dhe, për këtë arsye, nuk mund të bëjë të ditur emrin e kandidatit për ambasador në Athinë.
Ndërkohë, Muçunski ka njoftuar se të enjten dhe të premten në vend do të mbahet Këshilli Ambasadorial i cili do të mbledhë krerët e misioneve diplomatike dhe konsullore të vendit të cilët kryejnë detyrat diplomatike jashtë vendit. Ai tha se ky takim realizohet pas plotë 7 viteve dhe në fokus do ta ketë zhvillimin dhe hapjen e mundësive për RMV-në përtej kufijëve.
TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I RMV-SË
“Kjo është hera e parë nga viti 2019 që Këshilli Ambasadorial do të mbahet përsëri në vendin tonë, me praninë fizike të shefave të përfaqësive diplomatike-konsullore. Pas shumë vitesh, ne po e mbledhim përsëri rrjetin tonë diplomatik në një vend për koordinim të drejtpërdrejtë, thelbësor dhe strategjik.. Këshilli Ambasadorial është një nga mekanizmat më të rëndësishëm për koordinimin strategjik të diplomacisë maqedonase. Qëllimi është i qartë: të bëjmë një përmbledhje të punës së realizuar, të harmonizojmë qëndrimet dhe, mbi të gjitha, të përcaktojmë detyra konkrete për periudhën që vijon.“
Mucunski theksoi se në takimin ambassadorial do të diskutojnë për agjendën evropiane dhe euroatlantike, ndryshimet gjeopolitike dhe të sigurisë, stabilitetin rajonal, qëndrueshmërinë institucionale, diplomacinë ekonomike dhe veprimtarinë konsullore. Por, nuk do të analizojmë vetëm atë që po ndodh në botë.
Medina Ajeti /SHENJA/

