(VIDEO) “Paralizohen” shkollat, alarme për bomba në 67 shkolla dhe një kopësht

(VIDEO) “Paralizohen” shkollat, alarme për bomba në 67 shkolla dhe një kopësht

Numri i shkollave që deri në orën 11:00 kanë marrë kërcënime për mjete shpërthyese është rritur në 66 në Shkup dhe një shkollë në Prilep. Edhe një kopsht fëmijësh në Shkup raportoi se kishte marrë  email me përmbajtje kërcënuese. Ministria e Punëve të  Brendshme njoftoi se janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe se janë kryer kontrolle antiterrore. Kryetarët e komunave të Shkupit janë të zemëruar për humbjen e përditshme të mësimit nëpër shkolla.

Në komunën e Gazi Babës, siç informoi kryetari Boban Stefkovski, janë evakuuar të 11 shkollat ​​fillore dhe fëmijët mungojnë në mësim. Përmes rrjetit social  Facebook ai ka shprehur pakënaqësinë që autoritetet ende nuk kanë zbuluar se kush qëndron pas kërcënimeve të tilla ndaj shkollave.

Edhe në komunën Gjorçe Petrov të gjitha shkollat ​​kanë marrë kërcënime. kryetari I komunës  Aleksandar Stojkoski tha se ky fenomen duhet të zhduket sa më shpejtë që është e mundur.

ALEKSANDAR STOJKOSKI, KRYETAR I KOMUNËS GJORÇE PETROV

“I bëj thirrje institucioneve kompetente që sa më shpejt të ndërmarrin hapa urgjent. Ky fenomen duhet të zhduket menjëherë. “Fëmijët dhe prindërit janë të shqetësuar dhe raportimet për bomba, për fat të keq, janë bërë përditshmëria jonë”.

Kryetari i komunës Qendër Goran Gerasimovski shpreson që më në fund kjo seri e raportimeve të rrejshme për bomba të vendosura, të cilat na shqetësojnë rëndë, do të përfundojë dhe do të zbulohet se kush qëndron pas tyre. Dje, përveç shkollave, raportime për bomba ka pasur edhe në institucione, hotele, objekte dhe qendra tregtare në Shkup.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING