(VIDEO) OEMVP kundër ngrirjes së çmimeve

(VIDEO) OEMVP kundër ngrirjes së çmimeve

Ngritja e çmimeve sigurisht që është e rënduar për konsumatorin por mendojmë që është koha që të kalojmë në një etapë tjetër të daljes nga kriza ekonomike dhe për të arritur këtë duhet të kalojmë në ekoominë e  tregut të lire,  deklaroi kryetari I Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra . Ai potencoi se Oda kërkon që Qeveria të mos vazhdojë me centralizimin apo ngrirjen e çmimeve të cilat kanë efekt negativ.

MENDI QYRA, KRYETAR I OEMVP

“Ne jemi që gjithmonë të mbisundojë oferta dhe kërkesa dhe nuk jemi për ngrirjen e çmimeve në mënyrë të centralizuar për arsyje se shkakton dëm në tregun e lirë”.

Qyra theksoi se një ndër prioritetetet që mendojnë se është alarmant për momentin është fuqia punëtore. Ai theksoi se fuqia punëtore  për çdo ditë në RMV po zbrazet nga të rinjtë dhe këtë e pëson biznesi.

MENDI QYRA, KRYETAR I OEMVP

“Kërkojmë eliminimin e barrierave që pengojnë marrjen e fuqisë punëtore, këtu kemi të bëjmë me kuotat. Të rriten kuotat e fuqisë punëtore. Kuotat duhet të jenë të përshtatshme për nevojat e tregut, sidomos të përshtatshme për turizmin dhe ndërtimtarinë, dy veprimtari të cilat kanë nevojë më shumë për kuadro. Vendi jonë dita ditës pop ngelet pa fuqi punëtore edhe pse përgjatë 3 viteve të fundit  kemi pasur rreth 15 000 studentë të diplomuar, por për fat të keq ata migrojnë jashtë”.

Oda kërkon që përveç rritjes së pagës minimale, të zvogëlohet pjesa e vlerës së bazës së kontributeve  në mënyrë që të rritet edhe paga mesatare, e me këtë të parandalohet migrimi i të rinjve. Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING