(VIDEO) NTP kontratë prej 2.3 milionë euro për pagesa elektronike të biletave dhe vendndodhjen automatik të autobusëve

(VIDEO) NTP kontratë prej 2.3 milionë euro për pagesa elektronike të biletave dhe vendndodhjen automatik të autobusëve

Ndërmarja e transportit publik “Shkup” ka lidhur kontratë të re për përmirësimin e sistemit për lokacion automatik të autobusëve dhe për evidentimin e udhëtarëve në kohë reale. Kontrata në vlerë prej 2.3 milionë eurove është nënshkruar me kompaninë për prodhim, tregti dhe shërbime “Antoniks” nga Shkupi dhe do të ketë kohëzgjatje dyvjeçare, shkruan portali “Sakam da kazham”.

Sipas përcaktimeve të kontratës të publikuar në faqen e Byrosë së Prokurimit Publik, kompania “Antoniks” duhet të mirëmbajë dhe përmirësojë sistemin e ndjekjes së autobusëve dhe pagesës së biletave përmes telefonit.

Kompania duhet të sigurojë dhe mbajë një infrastrukturë komunikimi dhe platformë e-calud për funksionimin e qetë, të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të sistemit për kontrollin dhe menaxhimin e transportit publik dhe pagesën elektronike të biletave, duke përfshirë edhe mbështetjen e pagesës së biletave me telefonë.

Në një pjesë të autobusëve të transportit publik në Shkup që nga muaji i kaluar nuk funksionojnë validatorët dhe qytetarët nuk mund të paguajnë biletën.

NTP Shkup çdo vit merr subvencione nga Qyteti i Shkupit për funksionimin e sistemit AVL dhe biletave “smart”. Këtë vit janë dhënë një milion euro për këtë qëllim.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING