(VIDEO) Nisen dy kamionë me ndihma nga Maqedonia e Veriut për të prekurit nga tërmeti

(VIDEO) Nisen dy kamionë me ndihma nga Maqedonia e Veriut për të prekurit nga tërmeti

Nga Shkupi janë nisur 2 kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Ambasadori turk Hasan Mehmet Sekizkök dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, mbajtën një konferencë për media, ku dhanë shpjegime për misionin e ndihmës.

Sekizkök tha se po bëhet pjesë e angazhimeve bashkë me institucionet dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë. Ai bërë të ditur se 2 kamionë i janë dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Gaziantep.

HASAN MEHMET SEKIZKÖK, AMBASADORI I TURQISË NË SHKUP

“Deri sot nën koordinimin e Ambasadës sonë me mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, kompanive dhe vëllezërve tanë në këtë vend për të prekurit nga tërmeti në Türkiye janë mbledhur 850 tonë ushqime, 53 tonë veshje, 27 tonë materiale higjienike, 34.360 ​​batanije, 186 ngrohës, 37 tenda dhe 18 gjeneratorë”

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, informoi se deri më tani janë mbledhur rreth 25.1 milionë denarë  në para të gatshme.

SAIT SAITI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KRYQIT TË KUQ TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Ndihma humanitare përbehet nga 800 pako ushqimore, 1700 pako higjienike dhe 4000 batanije, kjo është ndihma e parë e cila dërgohet, gjithsejte afër 25 ton, vlera e ndihmës humanitare është 4 milion e 300 mi denarë ose diku 70 mijë euro.  Jam shumë i bindur se ditëve në vijim do të arrijmë 1 milion euro”

Saiti u ka bërë thirrje qytetarve që të shprehin solidaritetin me personat e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.  /SHENJA/

MARKETING