(VIDEO) Nis fushata “Shporta e Vitit të Ri”, mbi 900 produkte deri më 15 janar do të shiten 10% më lirë

(VIDEO) Nis fushata “Shporta e Vitit të Ri”, mbi 900 produkte deri më 15 janar do të shiten 10% më lirë

Ka nisur sot fushata “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën mbi 900 produkte do të shiten me çmime të reduktuara prej të paktën 10%.

Lista përfshin bukën, drithërat, produkte brumi, mish, produkte qumështi, fruta, perime, pije dhe artikuj të tjerë ushqimorë. Produktet janë të shënuara  me një afishe dhe logo “Më pak kosto, më shumë për ju”.  Jashtë shportës kanë mbetur vaji, sheqeri, kafeja dhe kakaoja në mënyrë që siç thanë nga qeveria,  kompanitë të mos kenë dëme të mëdha.

Inspektorati Shtetëror i Tregut i ka kontrolluar me herët dhe do të vazhdojë t’i kontrollojë çmimet për të parandaluar parregullsitë.

Monitorimi përfshin një krahasim me çmimet më të ulëta të 30 ditëve të fundit dhe synimi është që tregtarët të respektojnë uljet.

Sipas Qeverisë, ky veprim duhet të mbrojë buxhetin e familjes në kushtet e rritjes së inflacionit, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave. Zëvendës mMinistri i Ekonomisë, Marjan Risteski, bëri të ditur se 600 produkte të shpallura fillimisht tani janë rritur në 900.  Sipas tij numri i produkteve që do të shiten me 10 % më lirë do të arrijë në një mijë.  Ristevski  u bëri thirrje qytetarëve dhe sindikatave që me inspektoratin të bëjnë monitorim të çmimeve të produkteve dhe të paraqesin çdo parregullsi.

Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për uljen e kostove për qytetarët, veçanërisht gjatë festave të Vitit të Ri.  Masa do të zgjasë deri më 15 janar. /SHENJA/

 

MARKETING