(VIDEO) Nga sot nis regjistrimi i nxënësve në formë elektronike

(VIDEO) Nga sot nis regjistrimi i nxënësve në formë elektronike

Nxënësit që kanë kryer shkollën fillore, do të mund të regjistrohen prej sot në formë elektronike në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut për vitin shkollor 2023/24. Afati i parë mbyllet më 21 qershor. Nga Ministria për Arsim dhe Shkencës,  infromojnë se për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali është hapur nga data 10.06.2023 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 21.06.2023 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit. Ministria vlerësoi që aplikimi i nxënësve do të zgjat më pak se 15-të minuta.

MINISTRIA PËR ARSIM DHE SHKENCËS

“Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës , e-uslugi.mon.gov.mk  me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk”

Ndërkaq, më 22 qershor do të publikohen rezultatet preliminare në faqen zyrtare të Ministrisë (mon.gov.mk) deri në ora 09:00.

Përndryshe, dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 qershor nga ora 12:00 deri  në ora 19:00 dhe më 23 qershor nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Mundësia e dytë dhe e fundit për regjistrim është më 27 dhe 28 qershor. Raportohet që për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira në 937 paralele, ashtu që 20 608 vende për mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301 në gjuhën shqipe, njoftonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING