(VIDEO) Nesër heshtin “presidentët”, vazhdojnë të flasin “deputetët”

(VIDEO) Nesër heshtin “presidentët”, vazhdojnë të flasin “deputetët”

Kandidatët për president përmbyllin ciklin e  parë të zgjedhjeve, fushatën zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale. Mesnata shënon nisjen e heshtjes zgjedhore, e cila zgjat deri më 24 prill në orën 19:00. Të mërkurën zhvillohet procesi zgjedhor, për zgjedhjet presidenciale. Megjithatë vazhdon fushata e partive politike për zgjedhjet parlamentare.

Të martën voton diaspora, të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët dhe personat e pafuqishëm.

Për zgjedhjet presidenciale, në Listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 votues. Në certifikatat nga Lista Zgjedhore për votim në vend janë regjistruar 1.713.758 votues, ndërsa jashtë vendit në përfaqësitë diplomatike-konsullore apo diplomatike do të votojnë 2.569 votues. Në certifikatën e posaçme nga Lista zgjedhore për personat që vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim gjatë zgjedhjeve janë regjistruar 2 147 votues. Në Listën Zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare janë regjistruar edhe 534 votues, të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim. Dy persona janë renditur si persona të zhvendosur brenda vendit.

Në garë për të parin e shtetit janë 7 kandidatë, presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska e mbështetur nga Levica, Maksim Dimitrievski – Lëvizja ZNAM, Stevço Jakimovska – GROM, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmani i përkrahur nga Fronti Evropian.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, do të përkojë me zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 maj. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING