(VIDEO) Nesër dorëhiqen qeveria e Kovaçevskit dhe Xhaferit
Nesër është Dita D. Qeveria do të jetë në dorëheqje. Kështu bëri me dije kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në brifingun e fundit me gazetarë, si kryeparlamentar. Duke sqaruar procedurat që pasojnë nga dorëheqja e Qeverisë, Xhaferi njoftoi se pas Qeverisë, pason dorëheqja e kryeparlamentarit, me çka hapet rruga siç tha për seancën që është caktuar për më 26 janar, ku do të konstatohet dorëheqja e Qeverisë aktuale dhe e kryetarit të Kuvendit. Në të njëjtën seancë, sipas Xhaferit, në rend dite do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe kryetari i shtetit me propozim të shumicës parlamentare do të ndaj mandatin mandatarit të ardhshëm.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Mandatari në konsultim me partitë politike që janë pjesë e Parlamentit, të mund të ketë propozimet për përbërje personale të Qeverisë së ardhshme. Supozoj që 27 është koha kur mandatari duhet të dorëzoj propozim-programin dhe propozim-përbërjen e Qeverisë deri tek Parlamenti dhe me atë hapet rruga që më 28 janar, që korrespodon me ditën e 100 para ditës së zgjedhjeve, të mbahen dy seanca parlamentare, e para në të cilën do të zgjidhet përbërja parlamentare, gjegjësisht Qeveria dhe e dyta në bazë të asaj që me zgjedhjen e Qeverisë, me forcën e Ligjit ndërpritet mandati i deputetit të mandatarit ose të kryeministrit teknik të zgjedhur në atë seancë”.
Më pas, sipas kryetarit Xhaferi, informohet KSHZ se atij i është ndërprerë mandati me forcën e ligjit. Kryeministri i zgjedhur para Parlamentit do të propozoj listën e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues. Në të njejtën ditë duhet të caktohet seancë e re në të cilën do të ketë verifikim të mandatit të deputetit që pason pas kryeministrit teknik dhe pika e dytë do të jetë zgjedhja e zëvendës ministrave dhe zëvendës ministrave plotësues, që të mund përbërja e përgjithshme të nisë veprimin e saj në pajtim me ligjin për Qeveri dhe Marrëveshjen së Përzhinos.
Përndryshe, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar që në mbrëmje do të mbajë seancë të Komitetit Ekzekutiv, në të cilën dot të shpallin emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe të zëvendësministrave shtesë të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave që do të jenë pjesë e Qeverisë teknike.
Emine Ismaili /SHENJA/