(VIDEO) Nesër deputetët diskutojnë për ministrat e rinj

(VIDEO) Nesër deputetët diskutojnë për ministrat e rinj

Nesër fillon seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila  duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Qeveria e re  përbëhet nga  24 ministri dhe pesë zëvendës kryeministra.  Mandati Hristijan Mickoski ka deklaruar se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit.

MARKETING

Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski numëron 24 anëtarë.

Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Europian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit më 22 maj mbeti me 18 deputetë. Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë. Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING