(VIDEO) Nëntë milionë euro për rritjen e pagave të mjekëve amë

(VIDEO) Nëntë milionë euro për rritjen e pagave të mjekëve amë

Nga 75 në 100 denarë, rritet pika kapitale për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme dhe gjinekologjisë dhe nga 61 në 75 denarë pika kapitale rritet për stomatologji. Rritja prej 33% dhe 23% e kapitacioneve, nisë nga ky muaj. Për këtë, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski shteti ndan 9 milion euro.

Hristijan Mickoski, kryeministri

Shteti ndan rreth 4.5 miliardë për mjekët amë, gjinekologët dhe stomatologët, ndërsa për këtë rritje do të ndahen rreth 550 milionë denarë ose mbi 9 milionë euro. Kjo rritje tregon përkushtimin tonë për të përmirësuar statusin e mjekëve amë dhe për të siguruar kujdes shëndetësor më cilësor për të gjithë qytetarët. Me këtë rritje të re, shuma mesatare për mjek amë do të përmirësohet edhe më shumë, që do të thotë më shumë motivim dhe mbështetje për punën e tyre”.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit qëllimi është që të motivohen mjekët amë për të punuar më shumë në programet skrining për preventivë.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Për shembull, nëse në një ordinancë të mjeksisë primare ka pajisje, ku ka mjekë amë që janë të arsimuar dhe kanë licenca, të mund të bëjnë eko zemre të pacientëve, eko të karotideve , që mos të ketë nevojë të shkojnë tek specialisti. Nëse pacienti ka problem, atëherë ta udhëzojnë në mjekësinë sekondare”.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski kërkoi lehtësim të burokracisë për mjekët amë që pensionohen.

Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor

Na pret një valë e pensionimit të mjekëve amë dhe ka shumë probleme administrative gjatë transferit të ordinancës kur ata pensionohen. Duhet të kemi lehtësim të burokracisë për transfer të këtyre mjekëve të cilët fillojnë me punë. Duhet të shohim gjithashtu se si mund të përmirësohet specializimi i mjekësisë familjare me përgjegjësi shtesë në mënyrë që të ketë një dallim thelbësor me mjekët e përgjithshëm”.

Klekovski gjithahstu tha se se duhet tejkaluar imazhi i mjekësisë primare se ato janë vetëm administratorë, shkruajtës recetash dhe udhëzimesh.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING