Gazeta amerikane: SHBA-ja u përpoq ta paralajmërojë Iranin për shqetësimin se Izraeli mund të vriste negociatorët

Gazeta amerikane: SHBA-ja u përpoq ta paralajmërojë Iranin për shqetësimin se Izraeli mund të vriste negociatorët

Zyrtarë amerikanë u përpoqën ta paralajmëronin Iranin këtë pranverë se ishin të shqetësuar se Izraeli mund të vriste negociatorët iranianë gjatë bisedimeve, raportoi të premten New York Post, duke u bazuar në dy zyrtarë amerikanë, transmeton Anadolu.

Sipas zyrtarëve, SHBA-ja kishte frikë se Izraeli mund të shënjestrojë Mohammad Bagher Ghalibafin, kryetarin e parlamentit iranian dhe një figurë kryesore në bisedimet me Washingtonin, ose ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, i cili gjithashtu ka luajtur rol të dukshëm në negociata.

Zyrtarët kanë thënë se paralajmërimet janë përcjellë përmes ndërmjetësve.

Deri të premten, nuk kishte shenja të menjëhershme se inteligjenca amerikane kishte informacion për një plan specifik për atentat pas këtij paralajmërimi.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes i Izraelit ka shprehur publikisht mbështetje për eliminimin e liderëve të lartë iranianë, ndërsa presidenti Donald Trump ka thënë më parë se veprime të tilla po i vështirësojnë negociatat.

Në mars, Trump refuzoi të tregonte se me kë po negocionte SHBA-ja në Iran, duke thënë se nuk donte që ata të vriteshin.

Ai shtoi se situata ishte e vështirë sepse, sipas tij, “Ata i kanë eliminuar të gjithë”.

Zyra e kryeministrit izraelit ka mohuar një artikull të New York Times mbi këtë çështje, duke deklaruar në platformën amerikane X se ishte “lajm i rremë” dhe “fabrikim i plotë i realitetit”.

MARKETING