(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, grupi i punës miratoi rregulloren

(VIDEO) Ndryshimet kushtetuese, grupi i punës miratoi rregulloren

Grupi punues që po përgatit propozim-iniciativën për ndryshimet kushtetuese gjatë seancës së sotshme njëzëri ka miratuar rregulloren e punës. Nuk janë caktuar afate për ndryshimet kushtetuese, por duhet të merren parasysh që të përdoren  të gjitha mundësit që kanë. Margarita Caca-Nikollovska, kryetare e grupit punues, vlerëson se kanë sjellur një rregullore të mirë, e cila do të definojë se çfarë do të punojnë më pas, pa hyrë në diskutime që do ta zvarrisnin punën e tyre. Vendimet do të merren me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Margarita Caca-Nikollovska, kryetare e grupit punues

“Rregullorja u miratua unanimisht dhe tani e tutje të gjitha rrethanat, problemet, elementet formale-juridike nuk do të jenë problem duke pasur parasysh qartësinë dhe saktësinë. Unë e vlerësoj si të mirë, e vlerësoj si një bazë që jep mundësi për gjithçka që duhet të punojmë pa hyrë në disa diskutime që do ta vonojnë punën dhe nuk kemi shumë kohë. Ne nuk kemi vendosur asnjë afat”.

Ajo hodhi poshtë mundësinë që grupi punues të debatojë për ndërhyrje të tjera në Kushtetutë, siç është të hiqet 20 përqindëshi dhe  të zëvendësohet me “gjuhën shqipe” që është kërkesë e partisë politike shqiptare.

Margarita Caca Nikollovska, kryetare e grupit punues

“Ajo që është prioritet është që të arrihet me kohë që shteti të prezantojë sa më shpejt rezultatet që ka marrë nga marrëveshja ndërkombëtare. Për momentin nuk do të hapen çështje të tjera për Kushtetutën.  Ajo që duhet parë parasëgithash është të hartohet draft dokumenti, t’i dorëzohet propozuesi që më pas ta dorzojë në Kuvend”

Është planifikuar që Grupi Punues të takohet një herë në javë, por nëse do të jetë nevoja, do të ndodhë më shpesh. Seanca e radhës e Grupit të Punës është caktuar për 26 maj.

Më 26 prill u mbajt seanca konstituive e Grupit Punues për përgatitjen e propozim iniciativës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, që është kusht për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Grupi punues ka 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë ekspertë, dhejeta janë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë të institucioneve, ndërsa opozita nuk merr pjesë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING