(VIDEO) Ndryshime në ligjin për vetëqeverisje lokale, do të formohet polici komunale

(VIDEO) Ndryshime në ligjin për vetëqeverisje lokale, do të formohet polici komunale

Të mërkurën para deputetëve në Kuvend përveç përzgjedhjes së Guvernatorit do të jetë edhe votimi i propozim- ndryshimeve të ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

MARKETING

Me këtë propozim ligj parashihet edhe formimi i policisë komunale. Nga Ministria për Pushtet Lokal për TV Shenja thonë se në nenin 22, i cili rregullon kompetencat e komunave, në paragrafin 1, pika 12, shtohet një kompetencë e re, e cila përcakton rregullimin e rendit komunal.

MINISTRIA PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Komunat janë përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e rendit komunal. Për ta bërë këtë në mënyrë të organizuar dhe ligjore, ato duhet të krijojnë një njësi të veçantë brenda administratës së tyre, e cila do të merret posaçërisht me çështjet e rendit komunal dhe do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi”.

Propozimin për ndryshimin e ligjit për Vetëqeverisje Lokale e kanë përshëndetur edhe nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Nga BNJVL thonë se themelimi i policisë komunale është kërkesë e kahmotshme e tyre. Shpresojnë se pas miratimit të këtij ligji, komunat do të ofrojnë shërbime shumë më të mira për qytetarët e tyre.

Me këtë ligj, përveç formimit të policisë komunale parashihet edhe shkarkimi i kryetarit të komunës.

Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien e kryetarëve të komunave, këshillave dhe shërbimeve komunale dhe synon gjithashtu parandalimin e korrupsionit dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING