(VIDEO) Murseli: Disa nxënës shqiptarë nuk pranohen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”

(VIDEO) Murseli: Disa nxënës shqiptarë nuk pranohen në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Butelit, kanë reagur ndaj vendimit të fundit të shkollës fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, për të cilët theksojnë se disa nxënës shqiptarë nuk janë pranuar në këtë shkollë, me arsyetimin se nuk i përkasin rajonit të kësaj shkolle. Këshilltari Armend Murseli, tha se të njëjtën shkollë janë pranuar nxënës jashtë rajonit në paralelet maqedonase dhe turke, ndërsa është mbyllur një paralele në gjuhën shqipe.

MARKETING

Description of image

ARMEND MURSELI, KËSHILLTAR I BDI NË KOMUNËN E BUTELIT

Në këtë shkollë disa prindër kanë fëmijët e tyre më të mëdhenj që ndjekin mësimin, ndërsa fëmijës më të vogël këtë vit nuk i lejohet që të regjistrohet këtu, duke i detyruar prindërit t’i dërgojnë në shkollë tjetër. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të shqyrtojnë me seriozitet situatën e krijuar, ankesat e prindërve, kriteret e regjistrimit dhe mbylljen e paraleles në gjuhën shqipe. Njëkohësisht kërkojmë që shkolla fillore “Petar Zdravkovski-Penko” të pranojë dhe shqyrtojë të gjitha kërkesat e refuzuara për regjistrimin e nxënësve dhe të kthehet paralelja e mbyllur në gjuhën shqipe”.

Ende më shqetësuese, Murseli tha se tha se në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, është marrë vendim për mbylljen e një paraleleje në gjuhën shqipe, por jo edhe të paraleleve në gjuhën maqedonase, të cilat tha se posedojnë numër shumë më të vogël të nxënësve.

Nga BDI kërkojnë që institucionet kompetente të shqyrtojnë kriteret e regjistrimit dhe ankesat e prindërve dhe gjithashtu kërkojnë që shkolla të rishqyrtojë kërkesat e refuzuara për regjistrim dhe të rikthejë paralelen në gjuhën shqipe.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING