(VIDEO) MPB: Gjatë fundjavës, 2 228 shkelje trafiku, 718 për tejkalim shpejtësie

Në kuadrin e kontrolleve të trafikut gjatë fundjavës, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar dhe gjobitur 2 228 persona, 718 prej të cilave janë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes, 106 për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, si dhe 215 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi.
Ndërkaq, theksohet se 171 shkelje janë regjistruar për mosrespektimin e dispozitave për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë, 45 dënime kundërvajtëse për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Megjithatë, në krahasim me javën e kaluar ata thanë se ka një rënie të lehtë të shkeljeve.
MPB
“Në krahasim me fundjavën e kaluar, ka një rënie të lehtë në lidhje me shkeljet që kanë të bëjnë me parkimin e gabuar – 451, ndërkohë që janë regjistruar 15 raste të kalimit në semafor të kuq dhe 28 shkelje nga ana e këmbësorëve”.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme në 20 ditët e para të muajit shkurt janë dënuar 18.132 shkelës të trafikut.
Anida Murati /SHENJA/