(VIDEO) Moti parashikohet të jetë me diell dhe i ngrohtë deri në 36 gradë Celsius

(VIDEO) Moti parashikohet të jetë me diell dhe i ngrohtë deri në 36 gradë Celsius

Qytetarët tashmë mund të bëjnë plane për fundjavë, sepse moti parashikohet të jetë me diell dhe i ngrohtë deri në 36 gradë. Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike bëjnë të ditur se nga fillimi i javës së ardhshme të punës, temperatura ditore kudo pritet të jetë mbi 30 gradë, ndërsa nga pjesët juglindore rreth 40 gradë.

DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

“Nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 29 gradë deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 8”

Edhe pse pasdite parashikohet të ketë dukuri të izoluar më reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ditët në vazhdim do të jenë një fundjavë e nxehtë verore.

/SHENJA/

 

MARKETING