(VIDEO) Ministrja e financave ua pret shpresat punonjësve të pediatrisë: Nuk japim pëlqim!

(VIDEO) Ministrja e financave ua pret shpresat punonjësve të pediatrisë: Nuk japim pëlqim!

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, duke folur sot për një grup të punonjësve të Klinikës për Fëmijë, të cilët kanë ngelur pa kontrata pune tha se, dikasteri që ajo drejton jep miratim në bazë të mjeteve të disponueshme te çdo institucion. Ajo tha se, vitin e fundit, për këtë klinik, janë dhënë miratime për punësime në kohë të pacaktuar për 38 persona. Sipas saj, janë miratuar edhe disa avancime të tjera dhe shtoi se, ministria nuk mund të jap miratime për punësime vetëm për këtë klinikë, por duhet të shofin edhe nevojat e klinikave të tjera.

Gordana Dimitrieska – Koçoska, Ministre e Financave

“Kur bëhet fjalë përmiratime për punësime, nuk bëhet fjalë për mjekë dhe personel mjekësor dhe atë, nëse e pyesni drejtorin, le t’i nxjerrë miratimet që të shohim nëse nga Ministria e Financave deri më tani ka qenë i refuzuar për mjekë dhe personel mjekësor, madje edhe avancime kanë vitin e fundit, ka pasur shumë avancime posaçërisht për mjekë, avancime ka pasur edhe për motrat medicinale. Sa i përket personelit teknik, duhet të bëhet harmonizim në përputhje me atë që është në dispozicion në aspektin e mjeteve”.

E pyetur në lidhje me kontratat e këtyre punëtorëve, ministra tha se, për këtë çështje duhet të përgjigjet drejtori se si kanë shluar atë njerëz në punë pasi nuk kanë pasur kontrata.

Gordana Dimitrieska – Koçoska, Ministre e Financave

“Unë nuk njoh dikë të atillë që të shkojë në punë ndërsa të mos ketë marrëveshje. Pyesni drejtorin, ai duhet t’ju përgjigjet në këtë pyetje”.

Kujtojmë se, rreth 50 të punësuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup javë më parë protesutan para Ministrisë së Financave, pasi nuk kanë marrë paga 5 muaj, ndërkaq Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqim për vazhdimin e kontratave të punës.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING