(VIDEO) Ministri Lloga i shkruan ndërkombëtarëve: Qeveria e re po bëhet gati të shpërbëjë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve

(VIDEO) Ministri Lloga i shkruan ndërkombëtarëve: Qeveria e re po bëhet gati të shpërbëjë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u ka dërguar letër ndërkombëtarëve, në të cilën ndanë shqetësim se sipas njohurive të tij, po përgatiten ligje, përmes të cilave do të shpërndahet Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik.

Këto paralajmërime sipas tij janë të ngutshme dhe të rrezikshme, dhe vlerëson se shumica e re qeverisëse duhet të respektojë procesin e krijimit të politikave të duhura, që përfshin vlerësimin e saktë të gjendjes si dhe konsultime për të gjitha marrëveshjet, detyrimet dhe përgjegjësitë që RMV ka marrë në raport me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Tabelë: KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Gjej rastin t’ju informoj dhe të marr vëmendjen tuaj me informacionin për tentimin për ‘kapjen’ e sistemit gjyqësor që po përgatitet nga shumica e re parlamentare. Paralajmërimet se paralelisht me reformën e organeve të administratës dhe riorganizimin e ministrive, shumica qeverisëse në ardhje po përgatit edhe një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy organe kushtetuese dhe të pavarura – Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë”.

Këto veprime, sipas ministrit Lloga e kthejnë vendin prapa, si para vitit 2017.

Tabelë: KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Shprehim shqetësimin tonë serioz se vendosja e një përqendrimi të tillë të tre pushteteve nënkupton kthim të situatës dhe problemeve të para vitit 2017, të cilat padiskutim krijuan një shtet të robëruar, konstatim i cili vjen nga më shumë raporte nga organizata ndërkombëtare”.

Shkresën Lloga thotë se e ka dërguar te Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Belgjikës, misioni i OSBE-së në Shkup, Zyra e Programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Departamenti i Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-së në RMV dhe Komisioni Evropian në Bruksel. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/ 

MARKETING