(VIDEO) Ministri i ri i Shëndetësisë premton rregullimin e kaosit në Qendrën Klinike

(VIDEO) Ministri i ri i Shëndetësisë premton rregullimin e kaosit në Qendrën Klinike

Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës së re. Mexhiti tha se, ai si ministër ka tre prioritete kryesore, të cilat do t’i realizojë gjatë mandatit të tij. Ai nënvizoni se azhurimi i listes pozitive, zgjidhja e kaosit të parkingut të Qendrës Klinike si dhe ndërtimi i një qendre intere urgjente, janë tre prioritet e tij.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Tjetra e cila është shumë me rëndësi dhe që është përfolur shumë kohëve të fundit dhe është shumë me rëndësi për shtetin është qendra klinike, d.m.th ne do vazhdojmë atë projektë, në programin tonë e kemi paraparë, e kemi në detaje të rregulluar, të organizuar dhe do ta shohim kohën, kur do të dalim para mediumeve edhe kur do të jemi shumë të sigurt se dhe e dimë saktë vizionin, idejat i kemi komplet për projektin dhe do të dalim dhe do të prezantojmë para jush mediumeve”

I pari i Shëndetësisë tha se fokusi i punës së tyre do të jenë pacientët. Ai tha për  momentin janë duke analizuar kushtet në sistemin shëndetësor dhe sipas tij, do të angozhohen  për përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Ministri ka përmendur edhe të punësuarit në Shëndetësi, ai tha se do të punojnë për avancimin e statusit të punonjësve shëndetësorë dhe mbi të gjitha për ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësor. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING