(VIDEO) Ministri i Bujqësisë: Me ngrirjen e çmimit të bukës i mbrojmë qytetarët

Nuk mund të merren masa për ta bërë dikë të pasur dhe një tjetër të varfër. Qeveria është edhe e qytetarëve. Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës është marrë në bazë të të gjitha informacioneve që disponon Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut ka bërë të gjitha përllogaritjet dhe kontrollet. Qytetarët duhet të mbrojnë veten. Fjala është vetëm për dy produkte të prodhuara nga furrat e bukës në kohën kur çmimi i energjisë elektrike dhe i miellit është ulur, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Siç theksoi Nikollovski, qytetarët prisnin çmime më të ulëta të produkteve bazë ushqimore, gjegjësisht si rezultat i mbështetjes shtetërore që kompanitë e merrnin përmes energjisë elektrike të subvencionuar.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Ministritë monitorojnë efektet e masave kundër krizës. Ato u prezantuan dje nga ministri i Ekonomisë në aspekt të asaj se a janë ulur çmimet. Deklaratat e mia në periudhën e kaluar ishin të vazhdueshme  se qytetarët presin produkte ushqimore më të lira si rezultat i mbështetjes që kanë marrë kompanitë. Të gjithë prej muajsh paguajmë që një pjesë e madhe e kompanive të marrin energji elektrike preferenciale, e cila në periudhën e fundit është me çmim të reduktuar, po ashtu edhe mielli është me çmim të reduktuar”.

Ai përkujtoi se konkretisht roli i Ministrisë së bujqësisë është të krijojë masa që mbështesin prodhimin dhe që japin rezultate.”Këtë vit do të kemi afro 77 mijë hektarë grurë, që është një rritje prej më shumë se 1000 hektarësh nga viti i kaluar, po ashtu është rritur edhe prodhimi i elbit dhe lulediellit. Angazhimi ynë vazhdon në atë drejtim, për të mbështetur fermerët që të kenë prodhim më të madh”, tha ministri Nikollovski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING