(VIDEO) Ministri i Brendshëm: Zona e gjashtë zgjedhore, më problematike për mbarëvajtjen zgjedhore

(VIDEO) Ministri i Brendshëm: Zona e gjashtë zgjedhore, më problematike për mbarëvajtjen zgjedhore

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se është seriozisht i shqetësuar se çfarë procesi zgjedhor do të ketë. Fakti që qeveria aktuale nuk lejon të ndërrohet personi i parë i policisë në qytetet kyçe në njësinë e gjashtë zgjedhore është shqetësues, tha Toshkovski në panelin e sotëm të organizuar nga “Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër”.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR TEKNIK I PUNËVE TË BRENDSHME

“Nuk e di qeveria a do të bëjë gjithçka që mundet për këto zgjedhje. Është shqetësues fakti që qeveria aktuale nuk lejon të ndërrohet personi i parë i policisë në qytetet kyçe në njësinë e gjashtë zgjedhore, vend ky që në proceset e mëparshme zgjedhore ka rezultuar më problematik në aspektin e rregullsisë së procesit zgjedhor”.

Zëvendësministri shtesë i ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës Stefan Andonovski deklaroi se po bëhet ryshfet parazgjedhore me mijëra vende

STEFAN ANDONOVSKI, ZËVENDËSMINISTËR SHTESË I MINISTRISË SË SHOQËRISË INFORMATIKE

“Kemi 2700 vende të reja pune. Qindra institucione 2 muaj para zgjedhjeve e panë të nevojshme të  shpallin punësime të reja që përfaqësonin 2% të sektorit publik. Numri i shpalljeve është rritur për mbi 60% krahasuar me vitet kur nuk kemi zgjedhje. Vëllimi i punës ulet pjesërisht në periudhën parazgjedhore dhe do të ishte logjike që institucionet të publikonin shpallje pas zgjedhjeve, e jo para tyre”.

Andonovski theksoi se se për disa nga ata kandidatë që janë paraqitur për punësim, procedurat e të cilëve nuk janë përfunduar, ka informacione jozyrtare se disa prej tyre janë nën presion që të organizojnë njerëz për të votuar në zgjedhje.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING