(VIDEO) Mickoski: Përbërja e re qeveritare do të shkaktojë më shumë krizë

(VIDEO) Mickoski: Përbërja e re qeveritare do të shkaktojë më shumë krizë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, tha se LSDM me këtë përbërje të re qeveritare nuk ka qenë asnjëherë në gjendje më të keqe. E gjithë kjo përbërje qeveritare, sipas Mickoskit, punon vetëm për të fituar tenderë. Ai ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së, që të marrin guxim dhe të mos lejojnë  që këta njerëz, siç tha ai, ta çojnë Maqedoninë e Veriut në rrënim.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Pres që kjo përbërje parlamentare ta përfundojë mandatin shumë shpejt dhe pasi të përfundojë mandatin të shkojmë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare”.

Mickoski shtoi se interesi i LSDM-së, është që Maqedonia e Veriut të jetë sa më e dobët, e grabitur dhe e gjunjëzuar.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

“Qëndroni pranë nesh, jepni dorën, mos lejoni që ata kriminelë në kryesinë e LSDM-së të cilët janë të interesuar vetëm t’i ndajnë provizionet  nga tenderët, t’ju futin në ferrin që po e përgatisin për Maqedoninë”

I pari i VMRO-DPMNE-së, është pyetur se a ka pasur takim me kryetarin e Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov, i cili nga dje tha se nuk do të jetë pjesë e shumicës, Mickoski tha se ka pasur takime me Trajanovin në ditët e kaluara, por nga dita e djeshme e deri tash ai tha se nuk janë takuar dhe as nuk janë dëgjuar. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING