(VIDEO) Mickoski i premton Kurtit se nuk do të përsëriten incidentet si ai me presidenten Osmani

(VIDEO) Mickoski i premton Kurtit se nuk do të përsëriten incidentet si ai me presidenten Osmani

Incidenti i fundit me presidenten e Kosovës në Aerodromin e Shkupit dhe temat tjera aktuale, sollën kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Shkup. Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski shprehi kqardhje për atë që ka ndodhur më 2 gusht dhe u ofrua që herën e ardhshme kur presidentja Osmani të udhëtoj përmes Aeroportit të Shkupit, ai ta shoqëroj deri sa e pret fluturimin, me qëllim që t’u iket incidenteve të këtilla.

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së

Nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet dhe unë personalisht kam theksuar se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si gjithë qytetarët e Kosovës, dhe personalisht nëse do e marr me kohë informacionin do të kisha nderin ta pres në aeroport dhe së bashku ta shoqërojë në kohën që do të qëndrojë në aeroport që të shmangim lloj të tillë të incidentit”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti porositi që të zbardhet rasti në mënyrë që të mos krijohen tensione. Ai u shpreh se ngjarja e ndodhur në Shkup ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”.

Kryeministri Mickoski u zotua se institucionet do ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit do të japin llogari.

Ata u shprehen se raportet ndërfqinjësore janë të mira, duke shtuar se shkëmbimi tregtarë për të dy vendet është shtuar për rreth gjys milioni euro.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING