(VIDEO) Mickoski: Ekzistojnë grupet e punës për përpilimin e ligjit për përfaqësim të drejtë

(VIDEO) Mickoski: Ekzistojnë grupet e punës për përpilimin e ligjit për përfaqësim të drejtë

Pavarësisht deklaratës së djeshme të ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev nga radhët e ZNAM-it, se grupet punuese për përpilimin e ligjit për përfaqësim të drejtë nuk janë formuar ende, kryeminisri, Hristijan Mickoski konfirmoi sot për gazetarët se, grupet e tilla veç më ekzistojnë. Ai tha se, ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike nuk është pjesë e tij.

Hristian Mickoski, kryeministër i RMV-së

Unë nuk i komentoj qëndrimet e individëve që vijnë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t’i jepet publikut për mbikëqyrje, do të dëgjojmë gjykatën e publikut dhe më pas Komisionit të Venecias para se të hynte në procedurë parlamentare. Përndryshe, po, ka një grup të tillë, ministri Minçev nuk është në atë grup”.

Minçev i cili vjen nga radhët e ZNAM, tha dje se nuk duhet të shpejtohet lidhur me këtë temë pasi që ai thotë se edhe në kohën kur nuk kishte balancues përfaqësimi i drejtë i komuniteteve etnike është zbatuar.

Përndryshe, partnerët e koalicionit të qeveisë aktuale edhe më herët kanë pasur mospërputhje të qëndrimeve sa i përket përfaqësimit të drejtë gjatë punësimeve në administratën shtetërore. Pavarësisht se, nga heqja e balancuesit, koalicionit VLEN vazhdimisht deklaronte se kanë ligj gati për përfaqësim të drejtë, deputeti Halil Snopçe tha dje se, ka draft version por nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë një version kretjësisht të ri i cili do ta zjgiedh këtë problem, duke shtuar se në interesi i tyre është të ketë zgjidhje ligjore dhe nuk insistojn ë me çdo kusht të shkojë versioni i VLENIT.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese më 9 tetor shfuqizoi përfundimisht balancuesin që për vite ka shërbyer si mekanizëm që garantonte përfaqësimin e drejtë të komuniteteve gjatë punësimeve në administratën shtetërore. Arsyetimi i gjykatës ishte se, balancuesi nuk dha efektin për të cilin ishte vendosur si dhe si pasojë e punësimeve të bëra përmes balancuesit është ulur cilësia e shërbimeve të administratës.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING