(VIDEO) Filipçe: Boshhllëku në fondin pensional një miliardë euro, vendi drejt kolapsit

(VIDEO) Filipçe: Boshhllëku në fondin pensional një miliardë euro, vendi drejt kolapsit

 

MARKETING

Shik.mk

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka thënë sot se, boshllëku në Fondin Pensional është dyfishuar në dy vjet dhe ka arritur në një miliard euro, gjë që, sipas tij e vë qeverinë në rrezik për pagesën e pensioneve, pasi paratë që mungojnë duhet t’I sigurojë shteti. Ai gjatë një tribune partiake të LSDM-së, tha se, deficiti në buxhetin qendror po thellohet vazhdimisht, dhe burimi i vetëm për buxhetin për të shërbyer detyrimet e tij do të jetë huamarrja e shtrenjtë, me të cilën qeveria po e shtyn me vetëdije vendin në një krizë edhe më të thellë ekonomike.

Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së

Burimi i vetëm i fondeve janë vetëm kreditë e shtrenjta, kreditë e shtrenjta që do të mbushin boshllëqet në buxhet, për të paguar pagat, për të paguar pensionet. Jo kreditë e shtrenjta që do të kontribuojnë në ndonjë rritje ekonomike. Dhe ne po shkojmë gjithnjë e më thellë në gropë. Rrezikojmë të përfundojmë me një krizë ekonomike si Greqia disa dekada më parë. Kjo është e pashmangshme. Dhe kjo është ajo që ekonomistët po theksojnë”.

Në këtë kontekst, kryetari i LSDM-së kritikoi edhe politikat e qeverisë në raport me integrimin evropian. Ai tha se largimi nga rruga evropiane mund të kufizojë mundësitë për sigurimin e fondeve dhe financimit nga Bashkimi Evropian. Ai shtoi se, ky sistem që po ndodh tani do të vazhdojë, dhe do të vihemi para një situate ku burimi ynë i vetëm i fondeve do të jenë kreditë e shtrenjta.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING