Shasivari paralajmëron takim me studentët dhe dekanët për provimin e jurisprudencës

Shasivari paralajmëron takim me studentët dhe dekanët për provimin e jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të zhvillojë një takim të përbashkët me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike, ku do të prezantojë zgjidhjen ligjore për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës.

MARKETING

Shik.mk

Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Shasivari bëri të ditur se deri më tani në ministri janë adresuar pesë kërkesa nga asociacionet studentore lidhur me gjuhën në të cilën duhet të zhvillohet provimi.

“Deri më tani janë paraqitur pesë kërkesa nga asociacionet studentore: tri për dhënien e provimit në gjuhën shqipe, një në gjuhën angleze dhe një në gjuhën angleze dhe turke”, ka njoftuar Shasivari.

Sipas tij, qëllimi është që të gjitha kërkesat të shqyrtohen përmes një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, duke respektuar standardet evropiane.

“Përmes dialogut të hapur, qasjes gjithëpërfshirëse dhe respektimit të standardeve evropiane, synojmë t’i shqyrtojmë të gjitha kërkesat dhe të përcaktojmë hapat e mëtejshëm institucionalë”, ka deklaruar ministri.

Takimi i paralajmëruar pritet të shërbejë si platformë për diskutimin e kërkesave të studentëve dhe përcaktimin e zgjidhjes ligjore për zhvillimin e provimit të jurisprudencës.

MARKETING