(VIDEO) Mickoski e Ahmeti vazhdojnë përplasjet verbale

(VIDEO) Mickoski e Ahmeti vazhdojnë përplasjet verbale

“Je rritur me gurabija, mati fjalët e mos nis bela”. Kështu zgjodhi t’i drejtohet në tubimin e mbrëmshëm kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit, pasi ky i fundit pothuajse në çdo tubim ka përmendur BDI-në dhe shpesh shqiptarët.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, Hristijan Micksoki është rritur me keksa, unë jam rritur në kullë prej guri, që tre herë e djegur është prej pushtuesve, Kristijan populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja, mos nis bela. Mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet akoma buza tomël”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se nuk është me rëndësi me ç­farë është ushqyer, por me çfarë i ka ushqyer Ahmeti fëmijët e tij.

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së

“E rëndësishme është Ali që t’i të tregosh se me çfarë ke ushqyer fëmijët e tu, kështu që sot djemtë pa mjekër po fitojnë miliona, po blejnë Soravia, apo si e fituan atë pallatin në Zajaz, që është si ai i ndonjë sheiku në Lindje të Mesme, dhe jo si i ndonjë politikani nga Maqedonia e varfër. E kuptoj nervozizmin dhe panikun sepse jeni lexuar për herë të parë dhe jeni para humbjes”

“Kujdes kërcënimet, pas Mickoskit qëndrojnë “Branitellat”, që ju fituan në 2001-shin”, në mënyrë po aq kërcënuese Ahmetit ju përgjigj Stojançe Angellov, kryetar i partisë “Dinjiteti”, që është pjesë e koalicionit të VMRO-së.

Stojançe Angellov, kryetar i partisë “Dinjiteti”

“Pas tij qëndron një shumicë dërrmuese e popullit maqedonas, por edhe një shumicë dërrmuese nga ne, ‘branitellat’ maqedonas të vitit 2001! Po ata ‘branitella’ që në luftën e 2001-it, ju mposhtën në të gjitha betejat në fushëbetejë, po ata ‘branitella’ nga të cilët ju shpëtuan të huajt, ndërsa ju valëvitët flamuj të bardhë në Haraçinë. Prandaj, ngrini frenat e dorës në kohë”.

Mickoski, para disa ditësh, kërkoi nga qytetarët maqedonas, që në njësinë zgjedhore numër 3, mos të lelojnë të fitoj mandatin e deputetit, kandidat nga Fronti Europian. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING