(VIDEO) Mickoski: Disa persona në BDI kanë luajtur lojëra të rrezikshme!

(VIDEO) Mickoski: Disa persona në BDI kanë luajtur lojëra të rrezikshme!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaratat e BDI që i drejtohen VMRO-së, thotë se i sheh si provokim etnik. Sipas tij, disa individ të BDI-së, kanë luajtur lojë të rrezikshme, por se shton që vërteta së shpejti do dalë në shesh.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

I shoh deklaratat etnocentrike që vijnë nga disa persona zyrtar të BDI-së, ndoshta në atë mënyrë duan që përsëri të shkaktojnë provokime etnike me bashkëjetesën në Maqedoni, me atë që këto bisedime për formimin e Qeverisë së re dhe institucioneve do të vihen në pyetje se sa kanë fituar shqiptarët, sa maqedonasit, serbët, vllehët dhe të tjerët. E ndjeki me kujdes këtë lojë, këtë lojë të rrezikshme të individëve, që kanë luajtur kështu në 7 vitet e kaluara dhe nëse vazhdojnë ashtu, shumë shpejtë e vërteta do të del sheshit”.

BDI dhe koalicioni Fronti Evropian, në paraqitjet e tyre para dhe pas zgjedhore, kanë deklaruar se me rikthimin e VMRO-së, e shohin si rrezik për defaktorizimin e shqiptarëve, se e ka kthyer retorikën nacionaliste, se nxit urrejtje ndëretnike dhe antieuropiane dhe se proklamon agjendë pro ruse. Ndërkaq, VMRO disa herë e ka akuzuar BDI-në si bashkëfajtore të LSDM-së, për nivelin e ulët të besueshmërisë në gjyqsor, për korrupsion, për papunësinë, ikjen e të rinjëve, madje shpesh i kanë thënë LSDM-së dhe ish kryetarit Dimitar Kovaçevski se janë kukulla të BDI-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING