(VIDEO) 5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 persona në varr, 20 muaj burg për pronarin
Një natë udhëtimi drejt shtëpisë u kthye në tragjedi. Pesë vjet më parë Maqedonia e Veriut u zgjua nga një tragjedi shumë e rëndë, që tronditi vendin, familjet shqiptare dhe opinionin publik në të gjithë rajonin. Ishte ora 02:00 pas mesnate, më 23 nëntorin e vitit 2021, kur në kilometrin e 31-të të autostradës Struma, pranë fshatit Bosnek në Bullgari, autobusi i kompanisë “Besa Trans”, që po kthehej nga Stambolli drejt Shkupit, u përfshi nga një aksident i rëndë i cili shakoi zjarr, si pasojë e të cilit humbën jetën 45 udhëtarë, mes tyre 12 fëmijë, ndërsa 7 persona mbijetuan.
Hetimet në Bullgari trajtuan rrethanat e aksidentit dhe Gjykata e Qarkut në Pernik vendosi përgjegjësi të pjesshme në Agjencinë Bullgare të Infrastrukturës Rrugore. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut u zhvillua proces gjyqësor ndaj pronarit të kompanisë lidhur me dokumentacionin e transportit, gjegjësisht të të licencës për transport ndërkombëtarë. Pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg. Ndërkohë që zvarritet procesi gjyqësor për falsifikimin e certifikatës së licencës së autobusit të aksidentuar në Bullgari, tanimë pesë vite nuk ka përgjegjësi penale për doganierët që kanë lëshuar autobusin e “Besa Transit” të kalojë kufirin me dokumente jo të rregullta, por kanë kaluar vetëm me masë disiplinore. Njëri është përjashtuar nga puna, kurse tjetri është gjobitur me 15% të rrogës për gjashtë muaj.
Ndërkaq, nga 10 janari 2021 deri në daljen e fundit nga Maqedonia e Veriut, më 21 nëntor të po atij viti, autobusi në fjalë kishte kaluar 20 herë kufirin me certifikatë licence të falsifikuar. Emine Ismaili – Luzha /SHENJA/ https://www.youtube.com/watch?v=gcfMOUEIhU8

