(VIDEO) Dizeli lirohet për 3.5 denarë, benzinat për 2 denarë

(VIDEO) Dizeli lirohet për 3.5 denarë, benzinat për 2 denarë

Pas një valë shtrejtimesh të çmimit të derivateve të naftës, ndonëse gradualishtë, të njejtat javëve të fundit kanë marrë kthesë dhe janë ulur për disa denarë. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur edhe këtë javë uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,28 për qind.

Sipas vendimit të ri, i cili do të hyjë në fuqi nga mesnata,  benzina EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 82 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë. Ulje më e madhe vërëhet tek dizeli, i cili do të lirohet për 3,5 denarë dhe çmimi i tij do të jetë 88,5 denarë për litër.

Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 98 denarë për litër, ndërsa mazuti 48,110 denarë për kilogram.

Ulja e çmimeve vjen si rezultat i ndryshimeve në çmimet referente të derivateve në tregjet botërore dhe aplikimit të akcizës dhe TVSH-së së reduktuar për disa produkte.

Kujtojmë se në formimin e çmimeve të reja janë përfshirë edhe masat qeveritare për zbutjen e kostos së karburanteve. Konkretisht, për dizelin vazhdon të zbatohet TVSH-ja e reduktuar prej 10 për qind, në vend të normës së rregullt prej 18 për qind, ndërsa akciza është ulur për 1 denar për litër te benzinat EUROSUPER 95 dhe 98, si dhe për 4 denarë për litër te dizeli.

Në tregjet botërore, nafta e papërpunuar e llojit Brent po tregtohet rreth 91 dollarë për fuçi. Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING