(VIDEO) Mickoski: Bisedimet po zhvillohen në frymë konstruktive

(VIDEO) Mickoski: Bisedimet po zhvillohen në frymë konstruktive

“Në parim, unë jam për zgjedhje të rregullta parlamentare, por nëse vendoset që të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme, nuk përbën asnjë problem dhe jam i gatshëm”. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë një brifingu me gazetarët, ku tha se mandati katërvjeçar duhet të përfundojë dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të kushtueshme.

Ndërkaq, pas dy vite qeverisje, partnerët e koaliconit VMRO-VLEN dhe ZNAM vetëm se kanë filluar bisedimet me për rikonstruimin e Qeverisë. Për këtë, kryeministri, Hristijan Mickoski, tha se bisedimet po zhvillohen në frymë konstruktive dhe paralajmëroi se ato do të vazhdojnë gjatë kësaj jave, me pritshmëri që të përfundojnë deri në fundjavë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Takimet e para u zhvilluan në një atmosferë konstruktive. Gjatë kësaj jave do të kemi sërish takime dhe pres që ato të jenë përfundimtare, ndërsa gjatë fundjavës i gjithë procesi të formalizohet, si me emrat ashtu edhe me detajet e tjera specifike”.

Ai shtoi se në kuadër të këtyre bisedimeve është diskutuar edhe mundësia e ndryshimit të disa resorëve qeveritarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING