(VIDEO) Mickoski: “Ballkani i Hapur” është nismë jo e plotë!

(VIDEO) Mickoski: “Ballkani i Hapur” është nismë jo e plotë!

“Agjenda e reformave për periudhën 2024/2027 është rezultat i përpjekjeve tona të përkushtuara për të promovuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit.” Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, në konferencën e mbajtur sot bashkë me ministrin e Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani, të cilët prezantuan Draft Agjentën për vitin 2024/2027.

Për përpjekjen për më të mirën e vendit, Mickoski foli edhe për Bullgarinë ku tha se shpreson që pas mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Bullgari, Sofja zyrtare do të arrijë të formojë një qeveri politike me të cilën përmes dialogut do të zhbllokohet procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kreu i Qeverisë foli edhe për nismën “Ballkani e Hapur”, të cilën e vlerësoi jo të plotë. Kujtojmë se Kosova nuk ka pranuar që të jetë pjesë e kësaj iniciative që mbështet nga presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË

“Nëse tashmë e kemi këtë lloj iniciative, atëherë duhet të jetë e plotë. Dhe siç është, nuk është e plotë. Në fund të fundit, synimi i të gjitha vendeve të rajonit është anëtarësimi në BE. Nuk kemi sukses Nëse nuk ka qarkullim më të shpejtë të mallrave në rajon”

Ndërkaq,  ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se sipas informacioneve të  përcjellë nga Komisioni Evropian, Maqedonia e Veriut, duhet të marrë 750.4 milionë euro në periudhën 2024/2027.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I CËSHTJEVE EVROPIANE 01:14-01:53

“Këto mjete do të kushtëzohen nga realizimi i hapave konkret kualitativ dhe kuantitativ në lidhje me masat e reformave të planifikuara ose me fjalë tjera dhe me numra të rrumbullaksuar 250 milionë euro do të merren si grand ose mjete të pakthyeshme për projekte investuese ndërsa 500 milionë euro të tjera do të jenë hua me kushte shumë të volitshme me afat prej kthimi nga viti 2034 në 40 vitet e ardhshme dhe me normë interesi jashtëzakonisht të ulët ndërsa 250 milionë euro”

Murtezani shtoi se kjo reformë do të përshijë forcimin e kontrollit të brendshëm financiar publik, forcimin e sistemit për prokurimin publik, dekarbonizimin dhe burimet e rinovueshme të energjisë, turbinat diellore dhe me erë, trajtimin e ndotjes së ajrit si dhe shumë të tjera.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING