(VIDEO) Mickoski: Ata që merren me krim janë edhe antishqiptarë edhe antimaqedonas

(VIDEO) Mickoski: Ata që merren me krim janë edhe antishqiptarë edhe antimaqedonas

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski deklaroi se  korrupsioni, krimi dhe qeverisja jo e drejtë janë arsyet kryesore që vendi ynë ka ngecje ekonomikе dhe se njerëzit  largohen në vende të huaja.  I pyetur se sa është gjendja politike e qëndrueshme dhe sa qytetarët mund të përfitojnë nga kjo, ai theksoi se përfitime do të kenë disa politikanë të pasur, ndërsa populli do të jetë ai që pëson.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Për ata që janë përgatitur që këto muaj që gjenden para nesh të vjedhin, supozoj që do të jetë një luftë që edhe një ditë më shumë të qëndrojnë aty dhe të mund të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në aspekt të asaj që qytetarët do të përfitojnë nga kjo gjendje politike them që nuk do të përfitojnë asgjë, do të përfitojnë disa politikanë më të pasur të cilët hyjnë në koalicion që të fitojnë materialisht”.

I pyetur për skandalet lidhur me BDI-në të publikuara nga VMRO-DPMNE se a janë realisht për një krim të kryer apo vetëm për politikë, Mickoski tha se nuk mund të jetë politike kur publikon një krim apo dyshime të arsyeshme për një krim. Ai potencoi se njerëzit e politikës duhet të jenë të vetëdijshëm sepse dyshimi i bazuar në krim nuk mund të jetë proces që do të shihet në aspekt etnik.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

 “Ata që merren me atë krim politik janë antishqiptarë dhe antimaqedonas dhe antiqytetarë në Maqedoni, dhe kjo është keq, sepse i shikoni të gjitha matjet, krimi në Maqedoni, veçanërisht ai politik, është në nivelin më të lartë. Jam shumë serioz kur them se së shpejti nga sot do të angazhohemi shumë seriozisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, veçanërisht të politikanëve, sepse është e qartë se përceptimi i qytetarëve për politikanët është shumë i keq”.

VMRO-DPMNE do të vazhdojë të luftojë krimin përkundër informacioneve që vijnë nga të interesuarit se kanë pasur gjyqtarë dhe prokurorë përmes të cilëve do të kryenin presion, deklaroi kryetari I VMRO DMPNE-së Hristijan Mickoski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING