(VIDEO) Mexhiti: në ASHAM ka vetëm 3-4 akademikë shqiptarë, nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, madje as barist për kafe

(VIDEO) Mexhiti: në ASHAM ka vetëm 3-4 akademikë shqiptarë, nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, madje as barist për kafe

Nisma për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, të cilën e bënë të ditur disa ditë më parë, nga partitë shqiptare në qeveri që janë të bashkuara në VLEN, edhe sot ka ngjallur reagime. Edhe partia maqedonase opozitare LSDM, ka dalur kundër kësaj nisme të VLEN-it.

Ata thonë se ASHAM duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin marrin pjesë shkencëtarë të afirmuar nga të gjitha bashkësitë. ASHAM po ashtu siç thonë nga atje, është institucion i cili nuk duhet të partizohet e as të keqpërdoret nga ana e individëve për politikë ditore.

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

Ajo që duhet të ta dijë opinioni është se çka Mickoski ka premtuar para formimit të Qeverisë në lidhje me ketë kërkesë të VLEN-it? Kjo nuk është hera e parë VLEN dhe liderët e saj ta përmendin akademinë e shqiptarëve si projekt, por Mickoski dhe VMRO kanë heshtur. Është çështje se cili do të jetë çmimi dhe nëse ka ndonjë kërkesë tjetër nëse çështja e akademisë nuk kalon”.

Ndërkaq, për këtë ka folur sot edhe kryminsitri Hristijan Mickoski. Ai ka tha se nuk duhet të mendohet për ndarje, por për bashkim. I pyetur nëse ideja e VLEN-it për krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencës dhe Arteve ka shkaktuar mosmarrëveshje brenda koalicionit qeverisës, Mickoski tha se me të gjithë partnerët kanë bashkëpunim parimor.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Kemi bashkëpunim të sinqertë, kemi bashkëpunim parimor me të gjithë partnerët e koalicionit, edhe me koalicionin VLEN edhe me partinë ZNAM. Në këto 5 javë që jemi qeveri, me të vërtet kemi bashkëpunim të bukur parimor”.

Njejtë ka deklaruar edhe njëri ndër drejtuesit e VLEN-it, Arben Taravari. Ai pretendon se në koalicionin qeverisës nuk ka asnjë mosmarrëveshje. Lidhur me këtë ide, ai thotë se ka qenë përcaktimi i tyre programor që në parazgjedhje.

ARBEN TARAVARI, MINSITËR I SHËNDETËSISË NMK

Shkenca nuk është e etnizuar. Do të kemi më shumë institucione që merren me shkencë dhe art dhe duhet t’i zhvillojmë dhe mbështesim, në mënyrë që çdo vit të kemi rezultate më të mira. Të gjithë të bëjmë maksimumin që shkenca dhe arti i të gjitha bashkësive etnike të zhvillohet sa më bukur dhe më mirë”.

Reagim ka pasur edhe nga krytari i partisë ZNAM,Maksim Dimitrievski, që është pjesë e koaliconit qeveritar. Dimitrievski, ka theksuar se shkenca nuk duhet të politizohet e as të etnizohet. Sipas tij, në Maqedoni ekziston ASHAM, si një Akademi e vetme që është e të gjithëve dhe nuk lejohet asnjë paralelizëm. Ndërkaq, nga partia opozitare shqiptare, BDI, gjatë ditës së djeshme këtë nismë e kanë quajtur si skandaloze dhe sipas BDI-së, kjo Akademi mund të llogaritet si institucion lagjesh, por jo dinjitoz për intelektualët shqiptarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING