(VIDEO) Mexhiti: Grubi po sillet si kryetar i BDI-së

(VIDEO) Mexhiti: Grubi po sillet si kryetar i BDI-së

Si do ta bindim qytetarin që ne do të bëjmë 120 kilometra apo 200 km rrugë, kur dy km rrugë nuk mund t’i realizojmë brenda 5 viteve? Kjo është pyetja të cilin nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, ia bëri zv/kryeministrit Artan Grubit lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për Korridorin 8 dhe 10 D. Ai tha se me vite në Bllacë janë bërë vetëm dy kilometra, ndërsa nuk i shihet përfundimi as autostradës Kërçovë- Strugë, e cili, po ashtu është vitale për shqiptarët.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Tre vite Bujari, dy vite Artani, ne ende jemi kthyer prapë te ato 2 km sepse kanë bërë gabime te murri mbrojtës. Dhe në të njëjtën kohë, ne themi percepcioni është krijuar se kemi një LSDM të dobët dhe para një muaji, Kovaçevski me Ejup Rustemin me Artan Grubin shkuan dhe promovuan një rrugë të shpejt ekspres prej 30 km Shtip- Vallandovë. Dhe deklarojnë nëpër tribunat e LSDM-së se nuk kanë mbetur rrugë dhe rrugica që nuk është asfaltuar”

Sa i përket vendimit që Bujar Osmani të caktohet si koordinator politik për Çairin, Mexhiti, tha se dëshiron këtë propozim ta dëgjojë nga vet kryetari Ali Ahmeti dhe jo nga mediat.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BDI-SË

Kështu që pres ta shoh deklarimin  zotit Ahmeti për këtë çështje. Për shkak se koordinator për cështje politike në Çair është një pozicion i sajuar një pozitë që nuk është statutare brenda organeve të BDI-së. Nëse ka qenë qëllimi për shkak bindjeve të mia, veprimit të mia, deklaratave publike, atëherë duhet të jenë më transparent”

Izet Mexhiti mes shumë çështjeve për të cilat foli, tha se në BDI edhe me herët ka patur mosmarrëveshje por që lideri i partisë, Ali Ahmeti, asnjëherë nuk ka marrë anë, dhe kjo po ndodh për herë të parë. Mexhiti u shpreh se me zhvillimet e fundit, po i bie që në BDI, Ahmeti vetëm de jure është kryetar ndërsa de fakto kryetari i partisë është Artan Grubi.

Kritikat, tha Mexhiti, ndaj ekzekutivit nuk janë në baza personale, por janë për shkak rezultateve të dobëta që ky ekzekutiv i ka. Enis Murtezi /SHENJA/

 

MARKETING