(VIDEO) “Merhamet” dhe “Logos-A”, aktivitete humanitare në disa qytetet për të prekurit nga tërmetet

(VIDEO) “Merhamet” dhe “Logos-A”, aktivitete humanitare në disa qytetet për të prekurit nga tërmetet

Solidarizimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, me popullin turk dhe atë sirian, nuk ka ndalur. Një shembull i mirë për t’i ndihmuar personat e prekur nga ky tërmet, është edhe ai i Organizatës Kulturore Humanitare “MERHAMET” dhe Shtëpisë Botuese “Logos –A”. Në Çarshi të Shkupit anëtarët e kësaj shoqate kanë përgatitur gjëra ushqimore në shtëpi, ndërsa të hollat e grumbulluara do të dorëzohen në Turqi, për të gjithë të prekurit nga tërmetet. Njëjtë kanë vepruar edhe nga Shtëpisë Botuese “Logos –A”, ndërkaq, ata në të njëjtit treg të improvizuar ku shesin libra.

Anëtarja e kësaj organizate, Fikrije Ibishi, deklaroi se kjo është vetëm një ndër aktivitetet që kanë ndërrmarë këta si shoqatë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti dhe ajo po ashtu tha se qytetarët janë treguar shumë human.

FIKRIJE IBISHI, ANËTARE E SHOQATËS MERHAMET

“Interesimi qytetarëve është i madh, secili ka dëshirë që të bëjë një humanitet për ata të cilët janë të prekur, sepse nesër apo pasnesër mundet të na ndodhë edhe neve. Kemi përgatitur ushqime të shtëpisë më së shumti, ka pasur gjëra të cilat mundet të qëndrojnë më gjatë, si torte, çorapë të nxehtë, limonada fli shtëpie”

Aktiviteti që nisi të hënën do të vazhdojë deri të premten dhe atë jo vetëm në Shkup por edhe  në disa qytete tjera të vendit siç janë: Në Shkup – para Xhamisë Murat Pashë (11:00-16:00)

– Tetovë – Pallma Mall (16:00-21:00)

– Gostivar – Qendra e qytetit (11:00-16:00)

– Kumanovë -Qendra e qytetit (11:00-16:00)

– Likovë – Para lokalit te shoqates 09:00-13:00

-Sllupçan 09:00:13:00

 Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING