(VIDEO) Mbyllet komuna e Haraçinës, kërcënohet më jetë kryetari

(VIDEO) Mbyllet komuna e Haraçinës, kërcënohet më jetë kryetari

Është mbyllur komuna e Haraçinës si rezultatet i kërcënimeve të marra nga individë të caktuar, ka deklaruar kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi. Ai njoftoi se kërcënimet përveç tij si kryetar i janë bërë edhe të gjithë të punësuarëve të komunës. Siç tha Ibrahimi komuna deri në një afat të pacaktuar për shkaqe sigurie nuk do të ketë mundësi qytetarëve tua ofrojë shërbimet e duhura.

RIDVAN IBRAHIMI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS

“Pres konferenca për shtyp ka të bëjë kryesisht me kërcnimet që na vijnë nga individë të caktuar të cilët tashmë janë të njohur për organet e rendit si dhe për të gjithë banorët e komunës së Haraçinës. Jo vetëm që mua personalisht si kryetar I komunës më kërcënojnë por edhe tërë administratën komunale, andaj për këtë shkak nga dita e martë prej kur ndodhi incidenti I fundit e deri në ditët në vijim administrate komunale nuk do të jetë në funksion për shkak të kërcnimeve që vijnë nga personat e caktuar që shkaktojnë incidnete”.

Ndërkaq të mërkurën nga MPB njoftuan se më 23 maj zyrtarë policorë  e kanë privuar nga liria liria personin R.A. (69) nga fshati Haraçinës pas njoftimit nga kryetari I komunës së Haraçines për kërcënimet e marra.

MPB

Më 23 maj 2023, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin R.A. (69) nga fshati Haraçinë duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga R.I., kryetar i komunës së Haraçinës, i cili ka raportuar në SPB Shkup se derisa nuk ka qenë i pranishëm në objektin e komunës, R.A. para të pranishmëve ka kërcënuar me jetë kryetarin, në lidhje me një çështje për ndarjen e shfrytëzimit të tokës. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal për veprën penale të rrezikimit të sigurisë”.

Nga komuna e Haraçinës thonë se një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës komunale por edhe qytetarëve të cilët i drejtohen Komunës për të marrë shërbime.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet kryetari Ibrahimi. Në shtator të vitit të kaluar ai ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, rast të cilin e kishte denoncuar në polici.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING