(VIDEO) Manasievski: Filipçe po e shndërron LSDM-në në shoqatë aksionare

(VIDEO) Manasievski: Filipçe po e shndërron LSDM-në në shoqatë aksionare

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Valentin Manasievski pretendon se bashkëpunimi i Filipçes dhe LSDM-së me Bullgarinë tashmë është demaskuar. Nga VMRO-ja thonë se lidhja e LSDM-së me Bullgarinë po mbahet përmes Rubin Zemon, njeriut të Zoran Zaevit dhe një nga njerëzit më të afërt të Venko Filipçes.

VALENTIN MANASIEVSKI – ZËDHËNËS I VMRO-SË

Edhe anëtarë të njohur të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë i kanë treguar Venko Filipçe se “e ka tepruar” me këtë çështje, prandaj Rubin Zemonit i është kërkuar të largohet nga LSDM-ja, por të vazhdojë me atë që bën, respektivisht bashkëpunimin me Bullgarinë dhe përhapjen e propagandës bullgare.  Filipçe është kapur dhe i janë zbuluar edhe qëndrimet, nëse vazhdon kështu do ta shndërrojë LSDM-në në shoqatë aksionare.

Pushteti edhe dje e ka akuzuar LSDM-së se anëtari i tyre, Rubin Zemon ka zhvilluar takim me Viktor Stojanov, personin që udhëheq Fondacionin “Maqedonia”, i cili përhap propagandë bullgare në vend dhe ka ndalim hyrjeje në vend për shkak të qëndrimeve të tij antimaqedonase.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING