(VIDEO) LSDM: Qeveria t’i anulojë tenderët e rejtingut, paratë për Koçanin

LSDM e ka kritikuar marrëveshjen e Qeverisë për të shpenzuar 400.000 euro për realizimin e hulumtimeve për politikat e saj. Kjo ndodh në të njëjtën kohë kur qytetarët po dhurojnë për ata që kanë pësuar nga tragjedia në Koçan.
KRISTINA KOSTOVA, NËNKRYETARE E LSDM-SË
“Në kohën kur I gjithë shteti është në zi për humbjen e 59 jetëve në Koçan, kur po mblidhen donacione nga qytetarët dhe bizneset për të ndihmuar familjet e viktimave, Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE ka lidhur një marrëveshje prej 400.000 eurove për anketa. Në kohën e pikëllimit dhe dhimbjes së popullit, për pushtetin më të rëndësishme ishin anketat.
Kostova theksoi se për Mickoskin prioritet ka rejtingu dhe jo fakti që nuk ka pajisje për zjarrfikësit dhe ekipe të mjaftueshme.
KRISTINA KOSTOVA, NËNKRYETARE E LSDM-SË
“Tenderi për hulumtimin e opinionit publik, i cili ka vlerën 400.000 euro, e fiton agjencia e tyre e preferuar ‘Market Vision’. Qytetarët po dhurojnë, ndërkohë që Qeveria shpenzon para për vetëpromovim. Përderisa punonjësit, mjekët dhe mësuesit marrin paga më të ulëta se ato që ishin premtuar, përderisa pensionistët mezi arrijnë të mbijetojnë, përderisa të rinjtë po largohen nga shteti – Qeveria ka para vetëm për matjen e popullaritetit dhe propagandë politike”.
LSDM kërkon urgjentisht anullimin e tenderit për „softëare për ndikim në media“ dhe tenderit për anketa. Ato para, së bashku me 400.000 euro të parashikuara për anketa, duhet të jepen për ndihmën e familjeve dhe qytetarëve të Koçanit. “Tani është koha për solidaritet dhe përgjegjësi, dhe jo për matjen e rejtingjeve dhe propaganda”, tha ajo. /SHENJA/