(VIDEO) LSDM: Mickoski po na izolon, VMRO përgjigjet: Filipçe po e tepron!

(VIDEO) LSDM: Mickoski po na izolon, VMRO përgjigjet: Filipçe po e tepron!

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po e rrezikon të ardhmen e vendit duke e izoluar nga Bashkimi Evropian. Ai madje Mickoskin e ka quajtur idiot, duke theksuar se për dëshirat e tij personale Mickoski po e lë vendin në ngecje. Filipçe thotë se RMV ndodhet në një qorrsokak sa i përket të ardhmes së saj evropiane. Sipas tij, deri në vitin 2030, dera për në Evropë është e hapur për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë të cilat thotë se do të bëhen anëtare, ndërsa për vendin tonë jo.

MARKETING

Shik.mk

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Hristijan Mickoski ende shtiret si patriot. Thoshte se do ta mbronte emrin, gjuhën, kulturën dhe identitetin, ndërsa të gjitha këto janë ruajtur në marrëveshjet ndërkombëtare.Dhe tani flet marrëzira, duke thënë se Islanda nuk ka dashur të hyjë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Islanda është pjesë e tregut të përbashkët. A mundet një idiot i tillë të jetë njeriu që na drejton? Të na izolojë plotësisht? A mendon se jemi naivë?

Pas deklaratës së Filipçes, reagim të menjëhershëm pati nga VMRO-DPMNE. Deputeti I kësaj partie Nikolla Micevski ka deklaruar se Filipçe ka humbur kontrollin me quajtjen e Mickoskit idiot.

NIKOLLA MICEVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Secili le ta pyesë veten a do t’ia besonit përgjegjësinë dhe drejtimin e jetës suaj një njeriu që në komunikimin publik përdor fjalor si “idiot”? Më lejoni të konstatoj se një fjalor i tillë nuk i ka hije një profesori, doktori dhe politikani. Jemi vërtet të shqetësuar. Kjo nuk është vetëm çështje edukate, por edhe e mënyrës se si sillet nën presion politik. Pse është kaq nervoz dhe pse këmbëngul për kapitullim përballë Bullgarisë?

Ndërkaq në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, të premten, Filipçe i dërgoi një mesazh Mickoskit që të mendojë për pasojat e vendimeve të tij.” Hristijanit dua ti them, le të mendojë mirë, madje, nëse duhet, le të mos flejë sonte, për atë që do ti thotë Ursula von der Leyen. Dhe të mos luajë me të ardhmen e vendit, sepse brezat e ardhshëm mund ta gjykojnë “ tha Filipçe. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING