(VIDEO) LSDM: Kompania e afërt me VMRO-në fitoi 93 tenderë, vlera 18,3 milionë euro

(VIDEO) LSDM: Kompania e afërt me VMRO-në fitoi 93 tenderë, vlera 18,3 milionë euro

Ekipi i Antikorrupsionit i formuar në LSDM, sot në një konferencë për media kanë publikuar një “bombë” të re, për një skandal të ri milionësh me furnizime publike, duke pretenduar se pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdimisht po ua ndan tenderët kompanive të tyre “të preferuara”.

Sipas anëtarit të Bordit Ekzekutiv të partisë, Jon Frçkoski, bëhet fjalë për kompaninë “MASTEF DOOEL”, e cila, siç pretendojnë nga opozita, deri më tani ka fituar gjithsej 93 tenderë me vlerë totale mbi 18,3 milionë euro.

JON FRÇKOSKI, LSDM

Skema është e njohur mirë dhe e zhvilluar në detaje. Ky është një sistem korruptiv ku të njëjtat kompani fitojnë gjithçka. Në nivel lokal. Në nivel qendror. Në institucione dhe komuna, të gjitha të drejtuara nga kuadro të VMRO-DPMNE-së”.

Nga LSDM-ja theksojnë se shumat më të mëdha për këtë kompani janë realizuar në Shkup, duke potencuar se e njëjta firmë ka fituar edhe tenderin e fundit lidhur me Lunaparkun. Në këtë kontekst, Frçkoski kritikoi autoritetet e qytetit, duke akuzuar se ndërkohë që mbeturinat në Shkup mbeten të papastruara, “në masë po pastrohen paratë e qytetarëve”.

Në fjalimin e tij, përfaqësuesi i LSDM-së akuzoi Qeverinë se, ndërsa pretendon se nuk ka para për paga më të larta, pensione dhe masa antikrizë, ndan miliona për kompani të afërta me pushtetin. Sipas vlerësimeve të partisë opozitare, mungesa e reformave dhe stagnimi në rrugën drejt BE-së janë të qëllimshme.

JON FRÇKOSKI, LSDM

Sa më larg Evropës të jemi, aq më shumë hapësirë ka për kurdisje tenderësh, për pasurim të kompanive të afërta dhe për grabitje të organizuar të shtetit”.

Pas publikimit të dokumenteve, LSDM i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Prokurorisë Publike që të veprojë mbi këto pretendime.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING