(VIDEO) LSDM kërkon vetting për të gjithë funksionarët

(VIDEO) LSDM kërkon vetting për të gjithë funksionarët

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka kërkuar vetting për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vitet ’90 po edhe konfiskim të pasurisë së paligjshme. Nga LSDM-ja thonë se kjo kërkesë vjen pasi korrupsioni është i pranishëm në të gjitha poret e shoqërisë dhe drejtësia është e kapur nga pushteti korruptiv dhe është selektive.

Sipas LSDM-së, vetëm përmes vetingut dhe konfiskimit të pasurisë besimi i qytetarëve në sistem mund të rikthehet gradualisht, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë e çdo qytetari.

ALEKSANDAR NAUMOVSKI – LSDM

Një ligj i ri kundër korrupsionit, mekanizma digjitalë për monitorimin e parave publike janë hapat e parë. Vendosim vetting për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vitet ’90 e deri më sot. Çdo funksionar do të duhet të shpjegojë prej nga e ka pasurinë dhe si e ka fituar atë. Masë e veçantë është konfiskimi i menjëhershëm i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Është e drejtë që qytetarët të dinë se si funksionarët kanë arritur te pasuria e tyre”.

Naumovski thotë se LSDM-ja propozon edhe heqjen e imunitetit të funksionarëve po paralajmërojnë edhe masën e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët sepse sipas LSDM-së, drejtësia duhet të fillojë nga ata që e ndajnë atë. Sipas Naumovskit është e drejtë që çdo kallëzim për korrupsion të hetohet. Prandaj LSDM propozon mekanizma të rreptë për verifikim automatik dhe mbikëqyrje institucionale të rasteve të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën zyrtare.

Edhe BDI kohë më oparë kërkonte vetting për të gjithë funksionarët dhe hetim të pasurisë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING