(VIDEO) LSDM i kërkon Qeverisë të mos zvarrisë ekstradimin e Gruevskit
Mosekstradimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski është bërë shkas që LSDM-ja opozitare të hedhë akuza të reja në adresë të Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së. Opozitarët thonë se Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij po e mbrojnë qëllimisht Gruevskin dhe mbajnë në syrtarë dokumentet e përgatitura që Gjykata i ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-kryeministrit.
LSDM
Tani, atо dokumente janë në Ministrinë e Drejtësisë, kurse ministri i ZNAM-it, pjesë e tender-koalicionit të Mickoskit nuk i dërgon në Hungari. Nuk ka asnjë arsye që të pritet formimi i Qeverisë. Institucionet e kanë patjetër të punojnë dhe të veprojnë menjëherë
Nga LSDM-ja thonë se kjo pritje është e qëllimshme dhe se Mickoski dhe Qeveria po i japin mundësi Gruevskit të ikë në një shtet të tretë.
LSDM
Mickoski dhe Qeveria e tij, e mbrojnë qëllimisht Gruevskin dhe i japin kohë që të ikë në një shtet të tretë. Ky nuk është gabim administrativ, por mbrojtje e qëllimshme e një krimineli nga ana e shefit të organizatës kriminale, VMRO-OKG.
Çështjen Gruevski dhe mundësinë e kthimit e ka përmendur edhe Petar Magyar, kryeministër në ardhje i Hungarisë, i cili në një konferencë paralajmëroi ekstradim të Nikolla Gruevskit dhe tha se Hungaria nuk do të jetë fole që mbron kriminelët e huaj.
Mevludin Imeri /SHENJA/

