(VIDEO) LSDM: Futja e pakicave në kushtetutë nuk e rrezikon, reagon VMRO

(VIDEO) LSDM: Futja e pakicave në kushtetutë nuk e rrezikon, reagon VMRO

Jave e re,  por me akuza të ndryshme ndërmjet LSDM-së opozitare dhe partisë në pushtet VMRO-DPMNE. LSDM thekson se përfshirja e pakicave në Kushtetutë nuk e rrezikon identitetin maqedonas, por sipas tyre, e forcon atë dhe e hap shtetin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja  Bogdanka Kuzeska, akuzoi se VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski  vzhdojnë siç thotë, të gënjejnë, se ndryshimet kushtetuese përfaqësojnë kërcënim për identitetin maqedonas.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSJA E LSDM-SË

“Për shembull, bashkëqytetarët tanë serbë, të cilët sipas regjistrimit të fundit janë dukshëm më shumë në Maqedoni sesa bullgarët dhe kroatët, nuk paraqesin asnjë problem për identitetin. Pse VMRO-DPMNE nuk frikësohet prej tyre, por frikësohet nga bullgarët, të cilët sipas regjistrimit janë vetëm 3.504? Përgjigjja është e qartë: nuk bëhet fjalë për pakicat, por për bllokimin e qëllimshëm të integrimeve evropiane”.

Ndërkaq, nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe liderin e saj Venko Filipçe se po punojnë në interes të shteteve dhe partive të huaja, në vend siç thotë, Valentin Manasievski, që të angazhohen për interesat e Maqedonisë. Manasievski tha se LSDM dhe Filipçe, për shkak të rejtingut të ulët dhe mungesës së mbështetjes nga qytetarët, përhapin manipulime dhe dezinformata në opinion.

VALENTIN MANASIEVSKI, VMRO-DPMNE

“Prandaj, LSDM dhe Filipçe thonë se ndryshimet kushtetuese janë hapi i fundit drejt BE-së, ndërsa kryeministri i ri bullgar Rumen Radev, kategorikisht në çdo paraqitje të tij thotë se pas ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria do të ketë edhe kërkesa të tjera. Se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit për Maqedoninë, besojnë vetëm Venko Filipçe dhe lojalistët e Zoran Zaevit, të vendosur personalisht prej tij në strukturat partiake të LSDM-së”.

VMRO-DPMNE vlerëson se politikat e LSDM-së janë anti-shtetërore dhe i bëjnë dëm interesave kombëtare, duke i bërë thirrje opozitës që të mbrojë identitetin, integritetin dhe dinjitetin maqedonas.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING