(VIDEO) LSDM formoi grup punues për vazhdimin e dialogut me VMRO-në

(VIDEO) LSDM formoi grup punues për vazhdimin e dialogut me VMRO-në

Partia në pushtet LSDM, ka formuar një grup punes  për vazhdimin e dialogut me VMRO-DPMNE-në dhe partitë tjera për ndryshimet kushtetuese. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se Këshilli Qendror i LSDM-së ka vlerësuar se është mirë që është vendosur dialogu në takimin me VMRO-DPMNE-në në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit.

Kuzeska theksoi se partia e saj edhe një herë  ka treguar  shtetësi dhe kapacitet shtetformues dhe ofroi dorë për dialog të hapur, por edhe veprim në realizimin e një qëllimi tjetër strategjik, anëtarësimit në BE.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Para vendit dhe para të gjithë qytetarëve tanë është një shans historik për të vazhduar rrugën evropiane dhe dialogu i vendosur mund të kontribuojë në marrjen e vendimeve për të ardhmen evropiane të vendit dhe të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Realizimi i ëndrrës së gjeneratave është në duart e partive politike dhe përfaqësuesve të qytetarëve, deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe kjo është një përgjegjësi e madhe që kërkon qeverisje”.

Zëdhënësja e partisë së Kovaçevskit tha se  e mirëpresim hapin e parë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, për  pranimin e ndryshimeve  kushtetuese. Ajo tha se Këshilli  Qendror i LSDM-së vlerëson se e gjithë kjo është një bazë e mirë për vazhdimin e dialogut me të gjitha partitë politike parlamentare.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-

“Andaj, në bazë të konkluzioneve dhe vendimeve të seancës së 12-të, Bordi Qendror i LSDM-së mori Vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera politike parlamentare për operacionalizimin e hapave konkretë të ardhshëm. Ky grup punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Mile Zeçeviq Vardarski”.

Kuzeska theksoni se Këshilli Qendror i LSDM-së i jep përkrahje absolute kryetarit të partisë Dimitar Kovaçevski dhe grupit punues të formuar për të vazhduar përpjekjet për të siguruar konsensus të gjerë për ndryshimet  kushtetuese dhe siç tha ajo, rrjedhimishtë vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING